MENU
klinika

Si qëndron e vërteta

Pse vajza e Harry-t dhe Meghan nuk ka asnjë foto me Mbretëreshën?

08.06.2022 - 11:04

Princi Harry dhe Meghan Markle ka shumë gjasa të jenë refuzuar për të bërë një foto të vajzës së tyre Lilibet Diana me Mbretëreshën Elizabeth II. Kështu po qarkullon një teori kudo.

Jo vetëm kaq por një tjetër teori thekson se dyshja u treguan mjaft të sjellshëm duke mos e bezdisur Mbretëreshën për një foto me Lilibet.

Por si mund të jetë e vërteta?

Gjithçka nisi kur Harry dhe Meghan i prezantuan Mbretëreshës vajzën e tyre të vogël javën e kaluar. Mirëpo thuhet se fotografi personal i familjes mbretërore donte t’i shkrepte foto Mbretëreshës dhe Lilibet por kjo gjë nuk ndodhi më pas.

“Nuk ka mundësi. Ishte një ngjarje private familjare,” ka thënë një burim për “The Sun”.

Madje, burimi shtoi se ndihmësit druheshin se mos Harry dhe Meghan do t’i publikonin fotot. Por një tjetër burim hedh poshtë këtë teori duke thënë: “Ata thjesht shijuan një vizitë private dhe intime me Mbretëreshën”.

Kujtojmë që vogëlushja festoi ditëlindjen e saj të parë në Britani. Madje, për të u organizua dhe një festë e vogël.

Nga ana tjetër, duhet theksuar se Harry dhe Meghan kanë një raport të mirë me Mbretëreshën. Kujtojmë që dyshja më herët, zbuluan detaje të forta në intervistën për Oprah që bëri bujë kudo.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Çfarë po ndodh në pallatin Mbretëror?

Mbretëresha Elizabeth heq foton e Harry-t dhe Meghan

Elisabetta II, Harry dhe Meghan në telefon

Përballja në familjen mbretërore, takimi ‘kokë më kokë’

Përpjekja për rindërtimin e marrëdhënieve

Familja mbretërore pret rikthimin e Harry-t dhe Meghan-it


"Nuk dola nga shtëpia për tre muaj"

Adelina Ismaili: Më përgjonin ilegalisht

Historinë e saj e bëri këngë

Semi Jaupaj: Mund ta duash dikë e të ndahesh

Do t’ju garantojnë një look ‘chic’

Pesë kombinime me pantallona lëkure