Qytetarë të shumtë janë ngritur në protestë pasditen e kësaj të mërkure kundër rritjes së çmimeve të karburantit dhe ushqimeve.
Me pankarta nëpër duar, ata fillimisht u mblodhën në sheshin “Skënderbej” për të marshuar më pas drejt Kryeministrisë.
Ata i bëjnë thirrje që të ulin çmimet pasi qeveria po merr në qafë popullin.
“Duhet të ngrihet gjithë populli për ta hequr qafe këtë qeveri që na mori në qafë. Jam këtu për të protestuar për çmimin e karburantit, të ushqimeve dhe të tëra. Kam punuar në nëntokë, marr 180 mijë lekë. Po kërkojmë të drejtat tona. Popullin e morën në qafë” – tha një prej qytetarëve.
“Të ulet çmimi i karburantit se nuk po mundemi të shkojmë në punë. Jemi shumë më dobët se para 2 viteve. Kërkojmë të ulet çmimi i karburantit, të shkojmë në punë, të hamë bukë. Me çfarë do hamë, me këto çmime” – u shpreh një qytetar tjetër.
“Ne po fillojmë të organizohemi sërish. Situata është e rënduar, ka rritje të çmimeve të shportës së ushqimeve, të ardhurat të njëjta” – tha një qytetar tjetër.