Në një botë ku të gjithë kujdesemi për fytyrën, qarkullojnë edhe shumë thashetheme mbi aplikimin e produkteve, të cilat, për fatin tënd të mirë, t’i tregojmë hap pas hapi si t’i vendosësh.
Larësi – Hapi i parë dhe një ndër më të rëndësishmit. Që lëkura të absorbojë të gjithë produktet e tjera, duhet të jetë e pastër.
Përdorimi: Në darkë dhe në mëngjes.
Toniku – Hidratimi dhe eksfolimi janë miqtë më të mirë të lëkurës.
Përdorimi: Në darkë ose në mëngjes.
Serumi – Acid hyaluronik apo ushqyes për fytyrën, në çdo formë e trajtë, aplikohet i treti në radhë.
Përdorimi: Në darkë dhe në mëngjes.
Kremi i zonës së syve – Lëre serumin të thahet dhe me lëvizje rrethore, apliko kremin e syve.
Përdorimi: Në darkë dhe në mëngjes.
Trajtuesi i akneve – Ndihmojnë fytyrën të rigjenerohet.
Përdorimi: Në darkë.
Hidratanti – Që të gjithë produktet të qëndrojnë të kyçura në lëkurë.
Përdorimi: Në darkë dhe në mëngjes.
Retinoli – Për një fytyrë pa rrudha, retinoli është më i miri.
Përdorimi: Në darkë.
SPF – Pa hapin e fundit, asgjë nga këto që thamë më sipër nuk do të kishte asnjë vlerë. SPF është ai që të mbron nga dëmi i rrezeve UV, të cilat shkaktojnë plakje, hiperpigmentim, dehidratim, si dhe në rastin më të keq, kancer të lëkurës.
Përdorimi: Në mëngjes.