MENU
klinika

“Uroj të vijë sërish me vajzën e vogël dhe bashkëvuajtësin”

Rama batuta me Marin: Kur erdhi më tha…

21.06.2022 - 13:51

Kryeministri Edi Rama s’ka kursyer batutat me homologen e tij finlandeze, Sanna Marin, gjatë deklaratës së përbashkët për shtyp në Kryeministri.

Kreu i qeverisë u shprehu dëshirën që Sanna Marin, pas vizitës së shkurtër në vendin tonë, të mendohet për tu rikthyer sërish në Shqipëri, por këtë herë “me vajzën e saj të vogël dhe bashkëvuajtësin e saj”.

“Nga ana tjetër ne mbështesim me gjithë besimin dhe bindjen tonë anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO. Bëhet fjalë për dy vende që në çdo aspekt janë një vlerë e shtuar e NATO-s dhe për më tepër në kushtet e sotme dyert ditët e sotme dyert e Aleancës duhet të jenë të hapur në të katërt kanatet për hyrjen e Finlandës dhe Suedisë.

Madje ne ndihemi të privilegjuar që na jepet mundësia të bëjmë një gjë për Finlandën, kjo nuk është pak.

Në fund kam dëshirën t’i uroj kryeministres çdo të mirë, kur erdhi më tha ‘koha është shumë e bukur’. Shpresoj që vizita, edhe se e shkurtër, do jetë e mjaftueshme ta bëjë kryeministren të mendohet të vijë përsëri, pse jo edhe me vajzën e vogël dhe bashkëvuajtësin”, tha Rama në mbyllje të fjalës së tij.

Kryeministrja Sanna Marin zhvilloi një vizitë zyrtare sot në Shqipëri. Ajo u prit me ceremoni zyrtare nga Rama në godinën e qeverisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Kur të tjerët në BE nxirrnin bishta, Finlanda na ka ndihmuar”

Rama: Unë nuk pres asgjë për çeljen e negociatave, por…