MENU
klinika

Nga konflikti i Sirisë tek lufta në Ukrainë

Rama flet si President i KS: Rusia të vihet para përgjegjësisë

02.06.2022 - 18:01

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në debatin e hapur të Këshillit të Sigurimit të OKB. Si President i KS, Rama është ndalur tek konfliktet si ai në Siri, apo edhe lufta në Ukrainë.

Rasti i Sirisë tha kryeministri është shembull tragjik, duke dështuar ta vëmë para përgjegjësisë. Ndërsa për luftën në Ukrainë, Rama deklaroi se Rusia nisi një luftë të paprovokuar.

Ai theksoi se Rusia po shkakton dhimbje për mbarë botën dhe kjo kërkon vënie para përgjegjësisë.

“Shtetet kanë krijuar organizma të gjera ligjore dhe janë angazhuar për ti respektuar ato.

Miliona të tjerë janë sakrifikuar për ne, për të vepruar sipas rregullave dhe për të dhënë llogari kur nuk kemi vullnet ti respektojmë

Të gjitha shkeljet e rënda të së drejtës ndërkombëtare duhen trajtuar me vendosmëri sepse janë pjesë e të njëjtit problem.

Ndërkohë që flasim e theksojmë nevojën për vlerat e përbashkëta. Të gjithë jemi të vetëdijshëm që jemi në një stres të jashtëzakonshëm.

Kur ne nuk ja dalim të përmbushim përgjegjësitë tona institucionet tona bëhen me të dobëta dhe besimi publik zbehet.

Ne mund të ndihemi në fakt edhe të dëshpëruar për mungesën e progresit dhe me shkelësit që veprojnë të lirë.

Krimet kundër njerëzimit rrezikojnë paqen dhe sigurinë.

Rasti i konfliktit 11-vjecar të Sirisë është shembull tragjik, duke dështuar ta vëmë para përgjegjësisë regjimin sirian për krimet kundër popullit të vetë, por mos trajtimi i shkeljeve nuk duhet të jetë arsye për të mos vepruar.

Kjo më sjell tek agresioni tragjik që vazhdon në Ukrainë. Ky akt i neveritshëm ka shkelur ato që përfaqëson ky këshill, vlera dhe normat që ne respektojmë.

Një luftë e paprovokuar ka sfiduar sigurinë evropiane ka tronditur ekonominë botërore. Po shkakton dhimbje për mbarë botën. Krime të tmerrshme zbulohen cdo ditë. Kjo kërkon vënie para përgjegjësisë. Krimet nuk mund të mbeten të pandëshkuara.

Shqipëria do të jetë në ballë të përpjekjeve për të parandaluar krimet e mëtejshme dhe për të vënë drejtësi”, tha Rama./m.j

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN