MENU
klinika

“Ballkani i Hapur”/ Korridori blu, në fazë të avancuar

Rama i vendosur: Do vazhdojmë për të jetësuar 4 liritë e lëvizjes së BE-së!

07.06.2022 - 10:55

Kryeministri Edi Rama në Samitin Rajonal të Transportit foli edhe për Ballkanin e Hapur, për të cilën u shpreh se do të vazhdojnë me projektet që kanë nisur me qëllim për të jetësuar 4 liritë e lëvizjes së Bashkimit Evropian.

Kryeministri u shpreh gjithashtu se kanë hyrë në një fazë tjetër të planit ekonomik të investimeve kjo edhe falë rritjes së mbështetjes së BERZH.

“Pas ketij samiti do te shkoj ne nje tjetër samit të Ballkanit të Hapur në funksion të ecjes sa më shpejt të realizimit të lëvizjes së lirë të njerëzve, mallrave, kapitaleve de shërbimeve dhe jetësimit të 4 lirive të BE

Këto 4 liri të lëvizjes së BE në Ballkanin Perëndimor janë ajo cka për ne është jetike, ajo çka për sigurinë në këtë rajon është jetike, ajo cka për paqen dhe zgjidhjen e konflikteve në këtë zonë të Evropës është jetik.

Nuk dua të zgjatem me projektet, por më vjen mirë që kemi hyrë në një fazë tjetër të planit ekonomik të investimeve dhe falë rritjes së mbështetjes së BERZH edhe falë një sinergjie shumë më të madhe brenda për brenda rajonit dhe një kuptimi më të thellë dhe konkret të domosdoshmërisë për të bashkuar këto forca në funksion të së ardhmes”, tha Rama.

Kryeministri u ndal gjithashtu edhe tek projekti i korridorit blu, duke theksuar se jane ne faze te avancuar. Ai deklaroi se BE duhet te mbështesë Malin e Zi sepse nëse segmenti që lidh Kroacinë me Shqipërinë përmes Malit të Zi do të mbetet i pazhvilluar, një pjesë e këtij korridori do të humbasë.

“Ne jemi një fazë të avancuar të korridorit blu. Është në rrugën e ndërtimit, segmente të tjera janë në fazën përfundimtare te tenderit ndërkombëtar dhe në harkun e këtij mandati të trete ne do të shikojmë frutet e këtij kantieri të madhe

Shpresojmë që BE të mbështesë Malin e Zi sepse nëse segmenti që lidh Kroacinë me Shqipërinë përmes Malit të Zi do të mbetet i pazhvilluar, një pjesë e këtij korridori do të humbasë”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Open Balkan” mblidhet në Ohër

Tri shtete bashkë kundër evazionit fiskal në rajon!