Kryeministri Edi Rama ka propozuar sot në Prishtinë mbajtjen e Kuvendit të përbashkët në muajin nëntor me Kuvendin e Kosovës, për 110 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.
“Do ju propozoj që meqë jemi në 110 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, të kishim në nëntor të parin kuvend të përbashkët me të dyja parlamentet e mbledhura në një dhomë ku po na u dha mundësia e po u ra dakord, të na jepet dhe ne të dyve privilegji të adresojmë këtë dhomë të përbashkët të Kuvendit, por nëse bashkë arrijmë të bindim të dy Kryesitë e Kuvendit në Kosovë e në Shqipëri që të kemi këtë Kuvend të përbashkët, të japim dhe mesazhin për të gjithë ato që lexojnë sloganet e mbledhjeve që nuk janë slogane boshe. Të kemi një Kuvend të përbashkuar të nëntorit. Besoj është projekt që vlen”, tha Rama.