MENU
klinika

“BE është marrë peng nga Bullgaria”

Rama, Vuçiç dhe Kovaçevski bojkot Brukselit!

22.06.2022 - 07:54

Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut paralajmëruan dje bojkot në Samitin e Bashkimit Europian.

Liderët e këtyre tri shteteve, përmes një bisede të përbashkët, sinjalizuan se nuk do të marrin pjesë në Samitin e BE-së, i cili do të mbahet më 23 dhe 24 qershor në Bruksel.

Rama e paralajmëroi vetë në “Twitter” mospjesëmarrjen në Samitin e Brukselit, ku Shqipëria është e ftuar, por ndërkohë Kryeministri u nis pasditen e djeshme në një udhëtim privat bashkë me djalin e vogël drejt Francës.

Samiti zhvillon punimet përgjatë dy ditëve, të mërkurë dhe të enjte, teksa në Shqipëri mbërrin ish-zv.presidenti amerikan Mice Pence.

Përfaqësuesit e Maqedonisë së Veriut po mendojnë të mos shkojnë në Samit për shkak të trajtimit të BE-së ndaj tyre. Ndërkohë që shton se, Presidenti Vuçiç dhe kryeministri i Edi Rama duan të solidarizohen, ndaj vendimin do ta shpallin ditën e sotme.

Para vendimit përfundimtar, Vuçiç, Rama dhe kryeministri maqedonas Dimitri Kovaçevski do të bisedojnë edhe një herë për të arritur konsensusin mes tyre. Vuçiç deklaroi në llogarinë e tij në Instagram, se tre liderët e tre vendeve janë pajtuar që pas konsultimeve me qeveritë dhe këshilltarët respektivë, që sot në mesditë ta shpallin vendimin nëse do të marrin pjesë në Samitin e 23 qershorit të BE-së.

Kryeministri Edi Rama paralajmëron refuzimin e BE-së për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. E kjo për shkak të Bullgarisë dhe çështjes së hapur që ka RMV-në. Rama shkruan se nuk ka ndonjë arsye për të shkuar në Samit për sa kohë i gjithë Unioni është i rrëmbyer nga Bullgaria, një spektakël, që sipas tij, nuk është i mirë për t’u parë.

“Ne diskutuam gjatë sot me liderët e Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut për Samitin e ardhshëm të BE-së. Duket se një tjetër ‘Jo, më fal!’ do të jetë ajo që do të dëgjojmë në fund! I gjithë Unioni i rrëmbyer nga Bullgaria nuk është një spektakël i mirë për t’u parë! Çfarë duhet bërë atje?!”, shprehet z. Rama.

Kurse Presidenti serb dhe Kryeministri maqedonas thanë se do të vendosin sot lidhur me qëndrimin që do të mbajnë ndaj takimit në Bruksel. Liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor janë ftuar në Bruksel në ditën e parë të Samitit të Liderëve të BE-së, që do të mbahet më 23 dhe 24 qershor. Në këtë samit, krerët e 27 vendeve anëtare të BE-së do të marrin këtë javë në konsideratë aplikimet për statusin e vendit kandidat të Ukrainës, Moldavisë dhe Gjeorgjisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Vuçiç zbardh bisedat me Ramën

A do të shkojnë liderët në Samitin e BE?