14.06.2022 - 11:31
Regjistrohen 48 raste aktive me koronavirus në Kosovë.
Lajmi konfirmohet nga Ministria e Shëndetësisë, duke iu referuar të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.255, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi në Kosovë kanë vdekur 3,139 persona.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.829.850 doza të vaksinës. Deri më sot 823.417 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.