MENU
klinika

Pandemia

Regjistrohen 66 raste aktive me koronavirus në Kosovë

01.06.2022 - 10:31

Regjistrohen 66 raste aktive me koronavirus në Kosovë. Ky fakt është bërë i ditur nga Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.148, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 3,139 persona. Në 24 orët e fundit janë dhënë 2 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.828.982 doza të vaksinës. Deri më sot 823.035 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 102.721 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.