MENU
klinika

Atletikë

Rekord i ri botëror në 400 metra me pengesa

26.06.2022 - 13:14

Rekordet janë bërë për t’u thyer, por tashmë është e vështirë si dikur. Por atletja 22-vjeçare amerikane Sydney McLaughlin, vendosi sot rekord botëror në garën e 400 metrave me pengesa.

Në pistën e Eugene, ajo dha kohën 51”41, duke përmirësuar me 5 të mijëtat kohën e mëparshme 51”46 që mbahej po prej saj, vendosur në “Tokyo 2020”. Një paraqitje e shkëlqyer e kësaj atleteje, që duket se nuk njeh limite dhe është gati të befasojë pas tri javësh në Botërorin e atletikës që zhvillohet po në këtë pistë.

Ajo duket se nuk ka rivale, teksa në garat e kampionatit amerikan, në këtë disiplinë garoi thuajse e vetme. Vendi i dytë është 1.3 sekonda pas saj, shumë në një garë shpejtësie. Në këtë kampionat amerikan ajo bëri një progres të jashtëzakonshëm nga garat e baterisë deri në finale, ku dhe fitoi titullin kampion me rekord botëror.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN