23.06.2022 - 13:10
Një humbje dhe 2 barazime në Ligën e Kombeve nuk kanë pasur efekt në renditjen mujore të publikuar nga FIFA. Me 1361 pikë në total, Shqipëria renditet në vendin e 66-të.
Izraeli, rivali i kuqezinjve në Grupin B renditet në vendin e 76-të ndërsa Islanda renditet në vendin e 63-të. Ashtu si Shqipëria, as dy rivalët e tyre nuk kanë ndryshuar asnjë pozicion në renditjen e FIFA-s.
Një pozicion ka fituar Kosova duke u pozicionuar në vendin e 106-të. Nuk ka ndryshime as në lidhje me kreun, Brazilin qëndron në vendin e parë e ndjekur nga Belgjika dhe Argjentina.