MENU
klinika

Nostalgji për "Twilight"?

Robert Pattinson dhe Kristen Stewart mund të rikthehen?

02.06.2022 - 08:49

Nuk besojmë që ka njeri që nuk e ka parë apo dëgjuar për filmat e “Twilight” e sidomos protagonistët kryesorë.

Kristen Stewart, po luan në filmin më të ri horror të regjisorit Cronenberg, “Crimes of the Future”. Mund të jetë pikërisht ky filmi që mund t’i bashkojë sërish aktorët.

Pattinson ka luajtur në dy nga filmat e Cronenberg – thrillerin e vitit 2012 “Cosmopolis” dhe 2014 “Maps to the Stars”.

Regjisori u shpreh se ka kaluar një kohë të mirë me ty dy aktorët dhe se ajo “kohë e shkëlqyer” madje mund të vazhdojë nëse ai mund të sjellë dyshen së bashku në ekran.

“Për mua, po, mund të mendoj patjetër për një film, apo ide, që do të ishte mirë t’i kishim të dy bashkë,” tha ai.

“Nuk dua të futem në të sepse nuk do të ishte filmi im i radhës, megjithatë, mund të jetë problematik pasi fansat mund të presin një lloj marrëdhënieje. Kam një ndjenjë të çuditshme që mund të jetë problematike, kështu që është vetëm teorike për momentin.”

Pattinson dhe Stewart në fund të viteve 2000, luajtën së bashku në serinë e njohur të filmave me vampirë “Twilight” nga viti 2008 deri në vitin 2012.

Ata vazhduan një lidhje së bashku por u ndanë në mënyrë famëkeqe pasi ishte Kristen ajo që u akuzua për tradhëti.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN