MENU
klinika

U gjet i vrarë në një serë në Fier

Roja 67-vjeçar ishte goditur disa herë me thikë

11.06.2022 - 08:05

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me vrasjen që ndodhi në fshatin Mbrostar Ura në Fier, ku një 67-vjeçar është gjetur i vrarë me thikë. Ngjarja u zbulua rreth orës 06:40 nga banorët e zonës.

Gazetari Ervis Kuçi raporton për BalkanWeb se Petraq Gjika është goditur disa herë me thikë, ku plagët i kanë shkaktuar edhe vdekjen.

Viktima është gjetur jashtë serave ku ishin kultivuar kastravecë, në ambientet jashtë godinës që ai ruante gjatë natës. Nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja, ndërkohë që objekti është i pajisur me kamera sigurie.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN