MENU
klinika

1.9 miliardë ndërveprime sociale

Ronaldo mbetet mbret i rrjeteve sociale, shumë para Messit e Neymar

17.06.2022 - 17:15

Është gjithmonë ai, Cristiano Ronaldo, në krye të renditjes së sportistëve, por jo vetëm, më të ndjekur në rrjetet sociale. Ylli i Manchester United dhe i kombëtares portugeze është përpara Lionel Messit, i ndjekur nga Neymar në vendin e tretë.

Një rekord pa rivalë për 37-vjeçarin, duke qenë se dy njekësit e tij në podium kanë thuajse gjysmën e ndjekësve të kampionit nga Madeira. Kjo është ajo që del nga monitorimi i vazhdueshëm i “Talkwalker”, një kompani shumëkombëshe e specializuar në Inteligjencën Sociale dhe Konsumatore.

Sipas të dhënave të saj, Cristiano Ronaldo në këtë sezon të fundit futbollistik (periudha e anketës: 15 gusht 2021-30 maj 2022) arriti në 1.9 miliardë ndërveprime sociale në mbarë botën, ndërsa Lionel Messi ndaloi në shifrën e 737 milionëve, përpara 613 milionëve të Neymar.

Sa i përket Serie A, lojtari më “social” i sezonit të kaluar ishte Paulo Dybala i Juventusit, i cili zë vendin e 8-të në klasifikimin e përgjithshëm me 98 milionë ndërveprime sociale në total. Në vijim është lojtari i Milanit, kampion i Italisë, Zlatan Ibrahimovic, i cili e pason argjentinasin në vendin e 9-të me 89 milionë ndërveprime.

Për të gjetur italianin e parë duhet të zbresësh në vendin e 50-të, që mbahet nga Federico Chiesa me 23 milionë ndërveprime. Më tej renditen Gianluigi Donnarumma (i 61-ti) me 19.2 milionë ndërveprime, Leonardo Bonucci (i 63-ti) me 19 milionë dhe Giorgio Chiellini (i 83-ti) me 14.5 milionë.

Gjetjet tregojnë gjithashtu se Carlo Ancelotti, njeriu i stolit të Real Madridit dhe kampioni i ri evropian, është trajneri më “social” i sezonit, me mbi 19 milionë ndërveprime “sociale” në mbarë botën. Në vend të dytë Steven Gerrard, trajneri i Aston Villa me 4.4 milionë dhe i treti është Antonio Conte, trajneri i Tottenhamit, me 3.7 milionë.

Por, pas emrave të mëdhenj, surprizat e vërteta janë Andriy Shevchenko në vendin e 5-të me mbi 800.000 ndërveprime “sociale” dhe Davide Nicola, trajner i Salernitana, në vendin e 7-të me pak më shumë se 315.000 ndërveprime sociale”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Lojtarët bënë çdo gjë që kërkuam”

Humbja ndaj Ukrainës, Silvinjo: Ishte grupi më i keq

Zbret në Ligën C të Ligës së Kombeve

Shqipëria mposhtet nga Ukraina

Publikohen formacionet zyrtare të Shqipëri-Ukrainë

Silvinjo zgjedh Muçin titullar dhe lë jashtë një të paprekshëm

Atmosferë elektrizuese në rrugët e Tiranës

Tifozët e Shqipërisë bëhen gati për ndeshjen me Ukrainën