MENU
klinika

Vdiq sot pas atentatit me eksploziv

Sadikaj i afërm me vrasësin e dy vëllezërve shqiptarë në Belgjikë

11.06.2022 - 19:09

Detaje të reja janë zbuluar nga e shkuara e Aleksandër Sadikajt, i cili humbi jetën mesditën e sotme pas një atentati me eksploziv që iu bë.

Nga kërkimet e policisë deri më tani, Sadikaj rezulton si i afërm i një shtetasi që vite më parë ka kryer një vrasje në Gjirokastër.

Gjithashtu, 27-vjecari është njeri i afërt dhe me një shtetas nga Memaliaj, i cili akuzohet nga drejtësia belge për vrasjen e dy vëllezërve Caca të ekzekutuar në 13 prill të viti 2001 në Belgjikë.

Këto ngjarje pritet të hedhin dritë mbi atentatin që i mori jetën sot dhe për autorët e tij.