MENU
klinika

Ylli i Liverpool me ide të qarta

Sadio Mane beqar, kushti që vendos ai për gruan e ardhshme

17.06.2022 - 12:49

Emri i tij është në qendër të shumë zërave të merkatos që flasin për një transferim të sulmuesit nga Liverpool-i te Bayern Munich. Por tani për Sadio Mane po flitet edhe për arsye të tjera. Konkretisht për një zgjedhje precize: atë për të mos u martuar, të paktën tani për tani.

Arsyeja? Ai e shpjegon, në njëfarë kuptimi, vetë me disa fjalë që të bëjnë të mendosh dhe që mund të krijojnë edhe disa polemika. Deklaratat e Mane shpjegojnë më mirë zgjedhjen e bërë nga futbollisti senegalez për të mos u martuar:

“Shumë gra më kanë pyetur pse nuk jam martuar akoma. Më vjen keq që po humb kohën e tyre. Gruaja ime e ardhshme nuk ka pse të jetë në rrjetet sociale (Tik Tok, Facebook, Instagram, Twitter). Dua të martohem një grua që respekton Zotin dhe që është e vazhdueshme në lutje”.

Me pak fjalë, mendimi i sulmuesit senegalez duket mjaft i qartë edhe nëse arsyeja sigurisht nuk është e kuptueshme duke qenë se vetë ai është i pranishëm në rrjetet sociale.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Lojtarët bënë çdo gjë që kërkuam”

Humbja ndaj Ukrainës, Silvinjo: Ishte grupi më i keq

Zbret në Ligën C të Ligës së Kombeve

Shqipëria mposhtet nga Ukraina

Publikohen formacionet zyrtare të Shqipëri-Ukrainë

Silvinjo zgjedh Muçin titullar dhe lë jashtë një të paprekshëm

Atmosferë elektrizuese në rrugët e Tiranës

Tifozët e Shqipërisë bëhen gati për ndeshjen me Ukrainën