MENU
klinika

Dokumenti për Shqipërinë dhe M. e Veriut

Samiti i BE/ Çfarë do nënshkruhet në Bruksel?

22.06.2022 - 10:35

Liderët e BE-së në Bruksel pritet ta firmosin rekomandimin e Komisionit Evropian për t’i dhënë Ukrainës dhe Moldavisë statusin e kandidatit për në BE, sipas draft-konkluzioneve më të fundit të samitit të BE-së, të datës 21 qershor të para nga EURACTIV.

“Këshilli Evropian ka vendosur t’i japë statusin e vendit kandidat Ukrainës dhe Republikës së Moldavisë,” pritet të deklarojnë liderët e BE-së kur të takohen për samitin e tyre të BE të enjten (23 qershor).

Udhëheqësit e BE-së do të vendosin për hapat e mëtejshëm pasi të plotësohen plotësisht të gjitha kushtet e përcaktuara nga Komisioni Evropian, shton draft komunikata.

Raporti i parë i vlerësimit të progresit për përmbushjen e kushteve do të jetë deri në fund të këtij viti.

Ekzekutivi i BE-së rekomandoi dhënien e statusit kandidat Ukrainës dhe Moldavisë javën e kaluar, gjë që u la liderëve të BE-së afërsisht një javë kohë për të studiuar dokumentin përpara se të vendosnin për këtë çështje.

Komisioni Evropian rekomandoi gjithashtu që Moldavia të merrte statusin e kandidatit, por nuk i dha të njëjtën perspektivë Gjeorgjisë derisa të përmbushë kushtet e përcaktuara që çojnë në statusin e kandidatit në BE.

Dhjetëra mijëra gjeorgjianë dolën në rrugë të hënën (20 qershor) për të demonstruar zemërimin e tyre kundër qeverisë dhe partisë në pushtet.

Ballkani Perëndimor

Sipas Euractiv, udhëheqësit e BE-së ka gjasa të shprehin gjithashtu “angazhimin e plotë dhe të qartë të bllokut ndaj perspektivës së anëtarësimit në BE të Ballkanit Perëndimor” dhe “thirrje për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit”, pas një takimi të planifikuar midis liderëve të BE-së dhe gjashtë homologëve të tyre nga rajoni.

Nga gjashtë kandidatët, vetëm Mali i Zi dhe Serbia kanë hapur zyrtarisht negociatat e pranimit, ndërsa Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë qenë në dhomën e pritjes për disa vite.

Serbia, së bashku me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, të cilat janë pjesë e Iniciativës për Ballkanin e Hapur, kanë kërcënuar me mos-marrje pjesë në samit, shkruan me tej Euractiv.

Presidenti serb Vuçiç është nën presionin në rritje të BE-së për t’u bashkuar me sanksionet e BE-së ndaj Rusisë, diçka që ai ka refuzuar ta bëjë, duke kujtuar miqësinë tradicionale midis Beogradit dhe Moskës.

“Këshilli Evropian u bën thirrje të gjitha vendeve që të harmonizohen me sanksionet e BE-së, në veçanti vendet kandidate”, thuhet në konkluzionet e Këshillit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“BE është marrë peng nga Bullgaria”

Rama, Vuçiç dhe Kovaçevski bojkot Brukselit!