MENU
klinika

Analiza

Së shpejti as sanksionet nuk do të jenë më “shpëtim”!

07.06.2022 - 18:00

Mbështetja fillimisht e madhe ndaj sanksioneve perëndimore kundër Vladimir Putinit është në rënie. Edhe pse Bashkimi Evropian mburret për kufizimet më të ashpra që kanë vendosur kundër makinerisë ruse të luftës – duke përfshirë së fundmi një ndalim të pjesshëm të importeve të naftës – po shtohen lëshimet, nga përjashtimi i naftës së papërpunuar që transportohet nëpërmjet linjave tokësore, deri tek heqja e klerikut të preferuar të Putinit, Patriarkut Korill, nga lista e sanksioneve.

Kryeministri hungarez Victor Orban, një admirues i hapur i Putinit, po luan qartazi një rol të madh në copëtimin e frontit të bashkuar. Por rreziku i lodhjes dhe i dobësimit të moralit shtrihet përtej Budapestit. Kostoja e goditjes së Putinit pikërisht aty ku dhemb – tek energjia – po shqetëson shumë udhëheqës në një kohë kur inflacioni është kudo i lartë dhe kur ka një ngadalësim të rritjes ekonomike, por edhe panorama e zymtë e përparimit të Rusisë në front pas 100 ditë luftime.

Së bashku me dallimet e opinioneve që depërtojnë brenda dhe jashtë BE-së mbi atë se si mund të jetë fundi i kësaj lufte, gjërat nuk premtojnë për mirë për një periudhë afatshkurtër. Kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas, e cila tani duhet të ribashkojë koalicionin e saj qeverisës pas rrëzimit javën e kaluar, është e prirur të vazhdojë të shtojë presionin mbi Moskën.

Por ajo pranon se nga këtej e tutje gjithçka do të bëhet më “e vështirë”, me pak mundësi për vendosjen e një embargoje kundër gazit në paketën e e ardhshëm të sanksioneve. Ka ardhur koha për një qasje të ndryshme – ose për një “pauzë”, siç shprehet homologu belg i Kallas, Alexander De Croo.

A man looks over at the Russian pipe laying vessel Akademik Cherskiy that is moored in the port of Mukran near Sassnitz on the Baltic Sea island of Ruegen, north eastern Germany, on September 7, 2020, as it waits to continue pipe laying works for the Nord Stream 2 natural gas pipeline. – German Chancellor Angela Merkel will not rule out consequences for the Nord Stream 2 gas pipeline project if Russia fails to thoroughly investigate the poisoning of opposition leader Alexei Navalny, her spokesman said. (Photo by Odd ANDERSEN / AFP) (Photo by ODD ANDERSEN/AFP via Getty Images)

Nuk ka një zgjidhje të lehtë për “lodhjen nga sanksionet”. Arma financiare, është një mjet i papërsosur, pasi është e prirur drejt zbatimit të parregullt dhe prodhon veç të tjerash pasoja të padëshiruara. Shkalla e paprecedentë e sanksioneve kundër njerëzve afër Putinit, si dhe ndaj sistemit financiar, linjave ajrore dhe tregtisë ruse, do të kontribuojë në një rënie prej 10 për qind të PBB-së ruse këtë vit.

Por kjo nuk e ka penguar apo nxitur Putinin që t’i japë fund luftës. Madje ç’është më e keqja, ka pasur edhe disa efekte kundër-produktive. Rritja e çmimit të energjisë, i ka mbushur xhepat e Putinit, teksa i ka dobësuar importuesit. Sipas vlerësimeve të “Bloomberg Economics”, të ardhurat e Rusisë nga nafta dhe gazi do të jenë këtë vit rreth 285 miliardë dollarë.

Nëse llogarisim edhe produktet e tjera, dhe kjo kompenson më shumë se 300 miliardë dollarë rezerva të huaja ruse të ngrira si pjesë e sanksioneve. Dhe ndërsa sekuestrimi i jahteve dhe vilave të oligarkëve të pasur rusë është një veprim i mirë, është e vështirë të shohësh firmat perëndimore të largohen përfundimisht nga Rusia, duke u shitur asete miliarderëve që janë shumë të mëdhenj për t’u vendosur nën sanksione.

Edhe nëse përgjigja afatgjatë do të jenë masat më të forta fort dhe më të shpejta kundër Rusisë, në fillim do të jetë jetike të forcohet mbrojtja ekonomike në vend. Barclays Plc vlerëson se një embargo e plotë ndaj gazit natyror rus, mund të reduktojë me 4 për qind PBB-në e eurozonës, krahasuar me një skenar bazë.

Pa mbështetje shtesë ekonomike për familjet, retorika e Orban – që i krahason sanksionet e energjisë me një “bombë bërthamore” ekonomike – do të përhapet shumë shpejt. Një sondazh i YouGov në muajin prill, zbuloi se opinioni publik evropian ishte disi më i përçarë në lidhje me qasjen ndaj Rusisë.

Më shumë se 30 për qind e të anketuarve në shtatë vende, përfshirë Spanjën dhe Italinë, mbronin investimin në tregti dhe diplomaci me Rusinë, në vend të mbrojtjes dhe sigurisë. Pa një dritë në fund të “tunelit” ekonomik, humori i publikut mund të ndryshojë për keq.

Nëse lufta zgjatet më tej dhe shndërrohet në një test morali, Perëndimi dhe BE-ja kanë avantazhin për sa i përket burimeve dhe kapitalit njerëzor, siç e ka theksuar Miguel Otero Iglesias i Institutit Mbretëror Elkano në Spanjë. Por kjo vjen me nevojën për të mbrojtur më të brishtët në shoqëri.

Mbështetja fiskale duhet të jetë “e pashmangshme”, thekson me të drejtë ai. Masat mbështetëse si ato të ndërmarra gjatë pandemisë, duhet të frymëzojnë hapat e ardhshëm në politikën evropiane, qoftë kjo nëpërmjet strukturës së përbashkët të huamarrjes së fondit të rimëkëmbjes së BE-së, apo kredive “të sigurta” që u ofrohen vendeve anëtare për të mbrojtur vendet e punës.

Uniteti do të jetë realisht një forcë e madhe në kohën e rritjes së normave të interesit dhe financave publike të brishta. Sidomos në një kohë kur Putin ka nisur të frenojë furnizimet me gaz për vendet që nuk luajnë sipas rregullave të tij.

Është e lehtë të supozohet, siç kanë bërë disa, që vija ndarëse në këtë konflikt është midis atyre që duan të kenë marrëdhënie të afërta me Putinin, dhe atyre që mbajnë anën e Ukrainës. Por kjo nuk është as e saktë dhe as e dobishme.

Sjellja e Italisë është shumë domethënëse. Përpara fillimit të pushtimit të Putinit në Ukrainë, kryeministri italian Mario Draghi po mendonte të thellonte marrëdhëniet ekonomike me Rusinë, sidomos sa i përket importit të gazit. Që nga ai moment, ai ka mbështetur embargon ndaj naftës por edhe dërgimin e armëve të rënda në Ukrainë, pavarësisht rezistencës politike brenda vendit.

Megjithatë, ai ka bërë ndërkohë thirrje për një përgjigje të përbashkët ndaj rritjes së kostove të energjisë, dhe i ka kërkuar SHBA-së të mendojë “me kujdes” se si mund të jetë një armëpushim midis Ukrainës dhe Rusisë. Ndërsa lodhja nga sanksionet mund të fillojë të ndjehet së shpejti, është qasja e Draghi-t, dhe jo ajo e Orban, që duhet të orientojë hapat e ardhshëm të Perëndimit në raport me konfliktin në Ukrainë.

Burimi: Bloomberg