MENU
klinika

Lajm i mirë për fansat

Sezoni i tretë i “Emily in Paris” vjen shumë shpejt!

03.06.2022 - 09:34

Lily Collins dhe Ashley Park pozuan përpara Kullës Eiffel duke zbuluar se prodhimi për sezonin e tretë të serialit “Emily in Paris” ka filluar në qytetin e dashurisë.

Lily, mbërriti në Paris javën e kaluar për të filluar xhirimet e sezonit të tretë të serialit hit të Netflix dhe ndau disa pamje nga prapaskenat në Instagramin e saj së bashku me Ashley Park, e cila luan Mindy Chen. Me Kullën Eiffel në distancë,  të dyja dukeshin mjaft të lumtura që ishin kthyer për të xhiruarnjë sezon tjetër.

Instagrami zyrtar i “Emily në Paris” ofroi gjithashtu një përditësim të sezonit të tretë me një foto enigmatike që shfaq një skenar për tavolinën e kastit.

Ndërsa detajet e sezonit të ri janë mbajtur të fshehta, seriali i preferuar e fansave për vajzën amerikane, Emily, do të vazhdojë nga finalja e sezonit të dytë.  Sezoni i tretë pa dyshim do ta shohë Emily-n të gërmojë më thellë në trekëndëshin e saj konfuz të dashurisë me Gabrielin dhe të dashurin e ri britanik Alfie.

Duke qenë se xhirimet sapo kanë filluar, nuk është zbuluar asnjë datë premierë për sezonin e tretë. Megjithatë, ne mund të presim një tjetër sezon mjaft dinamik dhe jo përfundimtar pasi tashmë kemi sezonin e katërt të konfirmuar gjithashtu.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Seriali më i famshëm i momentit

‘Emily in Paris’ në Golden Globes!