MENU
klinika

Ende nuk dihen shkaqet

Sherr mes pesë të rinjve në Vlorë, tre të plagosur

11.06.2022 - 08:17

Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një sherri në Vlorë. Mësohet se pesë të rinj janë përfshirë në një sherr.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pavarësia”, por ende nuk dihen shkaqet e sherrit. Policia njofton se tre të plagosurit janë dërguar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Në sherr janë përfshirë të rinjtë të identifikuar me inicialet Xh. B., 20 vjeç, F. B., 21 vjeç, A. I., 23 vjeç, N. Xh., 27 vjeç dhe M. Xh., 22 vjeç, banues në Vlorë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.