27.06.2022 - 20:52
Shqipëria siguron medaljen e parë në Lojërat Mesdhetare në Oran të Algjerisë, teksa mbetet për t’u parë nëse do të jetë ari apo argjendi. Medalja e parë vjen në disiplinën e mundjes.
Është mundësi Zelimkhan Abakarov që kalon në finale të stilit të lirë në peshën deri në 65 kg. Mundësi rus me pasaportë shqiptare dhe që garon për vendin tonë mundi serbin Stevan Micic me rezultatin e pastër 9-0. Abakarov tani do të diskutojë vendin e parë, për të synuar medaljen e arit.
Ndërsa Osman Hajdari u mposht në gjysmëfinale nga turku Fatih Erdin në peshën deri në 86 kg. Mundësi shqiptar do të tentojë tani medaljen e bronzit. Një paraqitje e mirë e Hajdarit.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Fat i keq në Lojërat Mesdhetare