MENU
klinika

Me armë e municion

“Shqiponjat” arrestojnë brenda lokalit 43-vjeçarin

02.06.2022 - 09:46

Arrestohet një 43-vjeçar në Shkodër, pasi është kapur me armë zjarri dhe municion luftarak.

Në pranga ka rënë shtetasi Kastriot Koromani, banues në fshatin Muriqan, i cili është kapur nga Forcat “Shqiponja” në një lokal në fshatin Muriqan, Shkodër, me një armë zjarri pistoletë, një krehër dhe disa fishekë.

Policia njofton se nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas është bashkëpunëtor në disa vjedhje në Shkodër dhe në Malin e Zi.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Shqiponja në DVP Shkodër, në vijim të punës për goditjen e rasteve të amëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, kanë organizuar dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor “Muriqani”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, shtetasi:

K. K., 43 vjeç, banues në fshatin Muriqan, Shkodër.

Ky shtetas është kapur nga shërbimet e Policisë, në një lokal në fshatin Muriqan, Shkodër, me një armë zjarri pistoletë, një krehër dhe disa fishekë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas është bashkëpunëtor në disa vjedhje në Shkodër dhe në Malin e Zi. Vijojnë veprimet hetimore, në bashkëpunim edhe me homologët malazezë, për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi, identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.