MENU
klinika

Vuante nga një sëmundje e rëndë

Shuhet zëvendësprokurori i Rrethit Korçë

14.06.2022 - 19:40

Ndahet në mënyrë të parakohshme nga jeta Zëvendës-Prokurori i Rrethit Gjyqësor Korçë Ilia Bano.

Prokurori Bano u nda nga jeta ne moshën 66-vjeçare pas betejës me një sëmundje të rëndë, raporton News24.

Ilia Bano ka shërbyer prej 45 vitesh si Prokuror në disa rrethe të vendit! Lamtumira e Prokurorit Ilia Bano do të bëhet nesër në varrezat e Tufinës.