MENU
klinika

Kampioni i boksit

Shuma që kërkon Fury për t’u rikthyer në ring

18.06.2022 - 13:44

Boksieri britanik Tyson Fury, kampion bote në peshën e rëndë (kategoria ËBC) u shpreh se do të kërkojë 500 milionë stërlina për të dueluar ndaj ukrainasit Oleksandr Usyk, në një duel që do të unifikonte titujt kampionë bote në këtë Divizion.

Ukrainasi mban titujt e kategorive IBF, WBA e WBO dhe së shpejti pritet të zhvillojë revanshin ndaj një tjetër britaniku, Anthony Joshua (20 gusht, në Jeddah). Mësohet se Fury është në negociata për një duel të madh në Arabinë Saudite këtë dhjetor, me fituesin që do të dalë nga ky revansh.

Edhe pse Fury ka deklaruar se është tërhequr nga sporti, para një oferte marramendëse ai është gati të rikthehet në ring, ku është i pamposhtur (32 fitore e 1 barazim).

“Ajo që duhet të bësh është të më paguash gjysmën e faturës dhe pastaj mbreti Gipsy King do të rikthehet dhe do t’ia zgjidh të gjitha problemet. Më tregoni se ku i keni paratë dhe unë 100% do të rikthehem në ring. Por me çmimin e duhur dhe ai është 500 milionë stërlina. Me mua në ring fitojnë të gjithë”, tha Tyson Fury.