“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti:
Mjeku:Problemet me #pankreasin shfaqin një sërë simptomash që nuk duhen neglizhuar, të tilla si:
Jashtëqitja juaj nuk është njësoj: Nëse vëreni se #jashtëqitja juaj është me ngjyrë më të çelët dhe të hapur kjo është një shenjë e përthithjes së dobët të lëndëve ushqyese.
Ju ndjeni #dhimbje barku: Dhimbja e barkut është një nga simptomat më të zakonshme të kancerit të pankreasit dhe pankreatitit akut.
Shenjat e #diabetit janë të pranishme: Pankreasi prodhon hormone që ndihmojnë në kontrollin e prodhimit të insulinës nga trupi, si dhe nivelet e sheqerit në gjak. Kur pankreasi është i rrezikuar, është e zakonshme që të sëmurët të zhvillojnë diabetin e tipit 2.
Ju #përzihet kur konsumoni ushqime me yndyrë: Të përzierat dhe të vjellat janë simptoma për t’u pasur në vëmendje kur bëhët fjalë për shëndetin e pankreasit. Përsëri, për shkak se pankreasi juaj prodhon enzima që ndihmojnë sistemin tuaj të tretjes të shpërbëjë yndyrën, sëmundjet e pankreasit mund të pengojnë enzimat në tretjen e yndyrave, duke shkaktuar kështu të përziera.
Ju jeni duke rënë në #peshë: Humbja e peshës mund të jetë për shkak të problemeve të tretjes që lidhen me kancerin ose sëmundjen e pankreasit.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.