MENU
klinika

Fitorja në "Big Brother VIP"

Si e shpenzoi Ilir Shaqiri çmimin prej 100 mijë eurosh?

03.06.2022 - 09:37

Jehona e “Big Brother Vip” vazhdon edhe muaj pas përfundimit të spektaklit, pasi interesi për personazhet mbetet akoma i lartë. E sidomos për fituesin, Ilir Shaqiri i cili ka qenë së fundmi pjesë e një interviste ku është pyetur se si e ka shpenzuar 100 mije euroshin  e fituar. Ai është shprehur se me paratë e BBV u bë ajo që duhej të bëhej, gjysma e parave shkoi për bamirësi dhe gjysma tjetër për familjarët e tij. Kjo bamirësi do bëhet shumë shpejt konkrete pasi do dhurohen 2 shtëpi për dy familje që kanë nevojë.

“Dëshira ime fillestare ishte të bënim diçka që ka lidhje me artin, talentin, por të krijosh një projekt të tillë do kohë kështu që unë nuk dua që paratë të mbeten në ajër dhe të mos kemi një konkretizim prandaj më mirë vendosa të bënim diçka më konkrete, më të shpejtë”- u shpreh ai.

Por kjo nuk do të thotë se ai do heqë dorë nga zbulimi i talenteve, pasi nga shtatori Iliri tha do kemi surpriza të tjera pasi ka shumë miq që janë gati të marrin pjesë dhe të konkretizojnë ëndrrën e tij në zbulim të talenteve.

“Një pjesë të parave e kanë marrë prindërit e mi për sakrificën që kanë bërë ndër vite, një pjesë Emanuela për sakrificën për ato muaj të vështirë, një pjesë vëllait tim Oltit, një pjesë Sabiani për miqësinë dhe respektin që u krijua në shtëpi dhe një pjesë tjetër u harxhua për dasmën. Mua më ngeli emri i fituesit dhe jam shumë i kënaqur. Nuk erdha në Shqipëri për të bërë lekë por për të provuar një aventurë, për të treguar kush jam unë, me të mira dhe të këqijat”-përfundoi Iliri.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Si i thuhet shqip kthema borxhin?”

Flaka Krelani ironizon “Big Brother”


"Nuk dola nga shtëpia për tre muaj"

Adelina Ismaili: Më përgjonin ilegalisht

Historinë e saj e bëri këngë

Semi Jaupaj: Mund ta duash dikë e të ndahesh

Do t’ju garantojnë një look ‘chic’

Pesë kombinime me pantallona lëkure