MENU
klinika

“Në dëshmitë e Dumanit akuzohen edhe politikanë”

Spartak Braho komenton vendimin e SPAK: Ka kërcënime edhe për…

16.06.2022 - 21:46

Ish-deputeti Spartak Braho ka folur për vendimin e SPAK, që ndaloi publikimin e dëshmive të të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani.

Në një intervistë në emisionin “Frontline” në News24, Braho tha se pragu i SPAK kalohet ku analizohet dalja e informacionit, ndërsa tha se shpesh herë ka edhe dezinformomë.

‘Kjo është pjesë e ligjit procedural penal dhe dispozitave që merren me zbulimin për hapjen e sekretit hetimor. Unë nuk jam dakord me ligjet këtu, meraku është nxjerrjen e hetimeve të Dumanit dhe Enrik Hoxhaj.

Këtu bëhet fjalë për të goditur direkt, apo kërcënime direkte për jetën e atyre që hetojnë. Këto dihen, por ajo që i mungon këtij urdhri është, ndalohet që mediat të merren me deklarimin e tyre, nuk ka faj gazetari…Ky urdhër nuk ka të bëjë me gazetarët me punën e tyre. I referohet edhe një punonjësi të sekretarisë së prokurorisë, apo një polici të thjeshtë.

Pragu i SPAK kalohet kur analizohet dalja e informacionit… Këtu kemi të bëjmë edhe me dezinformacione, me djegie të s’kubeve të kësaj veprimtarie kriminale ku janë të akuzuar dhe mesa di këta të penduar akuzojnë direkt dhe indirekt politikanë dhe persona të tjerë. ka një raport që duhet ndjekur dhe zgjidhur, raport i shtypit, me raportin që vetë SPAK duhet të rregullojë veprimtarinë e tij, tani ka prokurorë llafazanë që mburren. Prokurorët shpesh i hedhin në treg këto gjëra për të parë si do reagohet, në ndonjë rast është edhe pjesë e taktikës hetimore, pra ka edhe gjëra profesionale. …”, tha ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ekzekutimi i vëllezërve Haxhia

SPAK zbardh rolin e dy vrasësve me pagesë