Sportistët ndiqen me interes në të gjithë botën dhe ky popullaritet marramendës përkthehet në një pasuri të madhe. Sportistët më të mirë në botë padyshim fitojnë shumë para në fushë.
Por shumica bëjnë shumë përpjekje për të mbajtur një burim të qëndrueshëm të ardhurash jashtë sportit gjithashtu. Lista me gjashtë sportistët që fituan më së shumti për sezonin 2021/22 jashtë sportit, sipas “Forbes”:
6.Cristiano Ronaldo – 55 milionë dollarë
Cristiano Ronaldo është individi më i popullarizuar në rrjetet sociale me rreth 708 milionë ndjekës në “Facebook”, “Instagram” dhe “Tëitter”. Kjo fuqi e rrjeteve sociale e ndihmon Ronaldon të mbledhë shumë para përmes marrëveshjeve të sponsorizimit me kompani si “Nike”, “Clear Shampoo” dhe “Herbalife”.
Legjenda portugeze ka investuar para edhe në restorantet “Tatel”, të cilët së fundmi hapën një pikë të re në Beverly Hills. Ronaldo është bërë gjithashtu ambasadori i “Zuju GP”, një aplikacion i ardhshëm i komunitetit të futbollit dixhital.
5.Lionel Messi – 55 milionë dollarë
Lionel Messi ka një sërë marrëveshjesh, por ajo që i sjellë më së shumti të ardhura është një partneritet prej 20 milionë dollarësh në vit me “Socios”. Ai gjithashtu ka marrëveshje me kompani si “PepsiCo”, “Adidas” dhe “Budëeiser”.
Messi, i cili është fitues i shtatëfishtë i “Topit të Artë”, është gjithashtu sportisti i parë që u bë ambasadori i markës për “Hard Rock International”. Ai vazhdon të jetë një nga sportistët më me ndikim në planet, pavarësisht se pësoi një sezon zhgënjyes debutues me Paris Saint-Germainin.
4.Naomi Osaka – 58 milionë dollarë
Naomi Osaka është aktualisht tenistja numër 1 tek femrat. Ajo ka fituar katër tituj Grand Slam dhe është kthyer në një figurë ikonike në botën e sportit. Osaka është ndër sportistët më të paguar në botë. Osaka ka më shumë se 20 partnerë. Këtu përfshihen markat me famë botërore si “Nike”, “Mastercard” dhe “Louis Vuitton”. Ajo fitoi 58 milionë dollarë midis majit 2021 dhe majit 2022.
3.Tiger Woods – 68 milionë dollarë
Tiger Woods tani ka pasuri prej të paktën 1 miliard dollarëve. Ai i bashkohet Michael Jordan dhe LeBron James si sportistët e vetëm që kapen shifrën miliardëshe.
Woods ka marrëveshje me kompanitë si “Nike”, “Monster Energy”, “Gatorade” dhe “TaylorMade” etj. Ai gjithashtu zotëron një restorant të quajtur “The Woods”. Woods ka investuar gjithashtu para në “Full Sëing”, “Heard” dhe “Popstroke”, sipas “Forbes”.
2.LeBron James – 80 milionë dollarë
LeBron James nuk mundi ta ndihmojë skuadrën, Los Angeles Lakers, për të marrë pjesë në “Play-Off” këtë sezon, por kjo nuk ka pasur ndonjë efekt në statusin e tij ekonomik jashtë fushës së basketbollit. James ka grumbulluar 80 milionë dollarë përmes marrëveshjeve midis majit 2021 dhe majit 2022.
Ai fitoi shumë para për transmetimin e “The Shop” në “YouTube” nga “HBO”. James u bë edhe pjesë e filmit amerikan “Space Jam: A Neë Legacy”. 37-vjeçari gjithashtu nënshkroi një marrëveshje me “Crypto.com” në janar të vitit 2021. LeBron James ka derdhur gjithashtu para në “Tonal” dhe “StatusPro”.
1.Roger Federer – 90.7 milionë dollarë
Roger Federer është sinonim i klasit dhe elegancës. Edhe pse lëndimet e mbajtën atë jashtë fushës për shumicën e kohës mes viteve 2020 dhe 2021, burimet e tij të të ardhurave nuk u shuan kurrë. Federer ka marrëveshje me “Rolex” dhe “Uniqlo”, teksa ka investuar para në kompaninë zvicerane të këpucëve “On”.
Federer ka fituar 20 tituj Grand Slam në karrierën e tij dhe vlerësohet si një nga më të mëdhenjtë e të gjitha kohërave në sportin e tenisit. Ai fitoi 90.7 milionë dollarë si të ardhura përmes marrëveshjeve jashtë tenisit midis majit 2021 dhe majit 2022.