Startoi turneu më i rëndësishëm në sportin e tenisit, Wimbledon. Premiera e turneut britanik nuk rezultoi të ishte e lehtë për emrat favoritë, edhe pse në fund Novak, Djokovic, Casper Ruud apo Carlos Alcaraz ia dolën të kalonin në raundin e dytë, ashtu siç bëri edhe Emma Raducanu për femra.
Kështu, “Nole” triumfoi pas katër seteve të luajtura me rezultatin 3-1 ndaj koreano-jugorit, Këon teksa në një moment të caktuar sfida ishte në ekuilibër 1-1 dhe numri 81 bë botë vendosi në vështirësi serbin.
Gjithsesi, eksperienca e Noles, bëri që ndeshja të shkonte në favorin e tij dhe në fund, Djokovic siguroi biletën për në raundin e dytë ku përballë do të ketë australianin, Kokkinakis.
The quest for title number seven is off to a successful start for @DjokerNole#Wimbledon | #CentreCourt100 pic.twitter.com/CC92zySTbX
— Wimbledon (@Wimbledon) June 27, 2022
Nga ana tjetër, ai që vuajti më së shumti ishte talenti spanjoll, Carlos Alcaraz që triumfoi vetëm pas 4 orë e 14 minutave me rezultatin 3-2 ndaj gjermanit Jan-Lennard Struff. Në raundin pasardhës, tenisti 19-vjeçar pret fituesin e çiftit Griekspoor-Fognini.
Ndërkaq, më të lehtë e pati Casper Ruud që fitoi 3-0 ndaj Ramos, edhe pse norvegjezi dy sete iu desh “tie break” ndërsa triumfoi 7-6, 7-6, 6-2. Në raundin e dytë, numrin gjashtë të botës e pret francezi Humbert. Sakaq, surprizë mund të konsiderohet eliminimi i polakut Hurkacz, (numri 10 në botë).
Sa u takon femrave, bujë bëri rikthimi te suksesi i tenistes së shtëpisë, Emma Raducanu, e cila mposhti me rezultatin 2-0, Uytvanck. 19-vjeçarja, numri 11 në botë në raundin e dytë do të luajë përballë francizes, Caroline Garcia. Ëimbledon transmetohet cdo ditë në SuperSport.