MENU
klinika

Vdiq tragjikisht gjatë pushimeve në Dhërmi

Studenti nga Londra që kaloi ditën e fundit të jetës në Shqipëri!

09.06.2022 - 12:41

Rreth një javë më parë në Dhërmi humbi jetën në mënyrë tragjike një turist nga Anglia, i cili ra nga kati i tretë i hoteli. Zohar Dean Collins, 22 vjeç ishte një student fizike dhe që kishte ardhur me pushime në Shqipëri, por pa e ditur se do të ishin edhe pushimet e tij të fundit.

Mediat britanike thonë se i riu pasi kishte përfunduar vitin e tretë të studimeve kishte nisur një udhëtim me miqtë e tij në Dhërmi, një qytet turistik në rivierën shqiptare.

Një nga miqtë e tij, i cili e shoqëronte gjatë pushimeve në Shqipëri ka treguar se ka qenë me Collins pikërisht ditën kur na ndodhur ngjarja.

“Isha me Zoharin për ditën e tij të fundit në këtë planet dhe mund t’ju them me besim se ai ishte i lumtur, plot jetë dhe duke shijuar botën përreth tij si gjithmonë”, ka treguar miku i 22-vjecarit.

Ndërkohë trupi i viktimës sipas mediave vazhdon të jetë në Shqipëri, ndërsa në internet ka filluar një mbledhje fondesh për të ndihmuar prindërit dhe tre vëllezërit dhe motrat e të riut që të marrin trupin e pajete.

Deri tani janë mbledhur 22 mijë paund nga rreth 800 donatorë.

Ndërkohë në një deklaratë, Shoqata e Fizikës së Universitetit të Leeds, ku edhe i riu studionte kujtoi një “mik të dashur” dhe “anëtar jashtëzakonisht të vlerësuar”.

“Humbja e Zoharit lë një boshllëk të madhe në jetën tonë dhe komiteti nuk do të jetë i njëjtë pa të”.

Njoftimi i policisë për ngjarjen ne datën 1 qershor

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë me parë, ku shtetasi anglez Z. C., ka rënë nga kati i tretë i një hoteli, njoftojmë se rrugës për në Spitalin e Vlorës ky shtetas ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë