MENU
klinika

Rrëfen të pathënat

Tan Bramës i vjen në majë të hundës me Ilir Shaqirin

24.06.2022 - 11:39

Koreografi Tan Brama është së fundmi në qendër të vëmendjes pas zhurmave që ka shkaktuar në rrjet në lidhje me një debat me Ilir Shaqirin. Por ai nuk e ka lënë me kaq pasi së fundmi ka qenë i ftuar në “Abc e Pasdites”.

Sërish Tani ka folur në lidhje me debatin që pati me Ilirin.

“Më ka ardh në majë të hundës. Unë jam tip i dashur dhe i besoj shumë të tjerëve, i besoj dhe shumë intuitës. Nuk e prisja të ishte aq ironik, se si mi kërkonte gjërat, siç i kam thënë mo. E di pse e nxora? Më shkruajti mesazh, i bëra screenshot dhe thashë ta mbaj, më kishte bërë block. Kjo është parë, dhe kur pashë që çfarë kishte folur në formatet e Top-it dhe Klan-it, kishte hapur ca biseda pa lidhje që unë s’i kisha përmend fare. Unë flas vetëm periudha ca ndodh jashtë, pra mbas Big Brother, jo çfarë kam bërë unë aty, flasim ‘ti s’më ke respektuar mbas Big Brother’. Kurse ky tipi kishte thënë në 21 ditë nuk lidhi dot 21 fjalë, dhe një Nazmie pa lidhje që e pyeste ‘po ça kanë ato duan të rrinë me ty e ti s’ja jep mundësinë’; shiko ca pyetje që ti dali përgjigja po e atij, vetëm Shqipja që i tregoi hakun”, tha Tani.

Por koreografi nuk e la me kaq. Ai tha se nuk është keq për miq e shokë të tillë.

Kujtojmë që debati mes dyshes nisi pasi Tani tha në një intervistë se Iliri e merrte në telefon vetëm për interes.

“Nuk kam pasur kontakte, e lamë të takoheshim por nuk ndodhi. Më binte telefoni nga ai vetëm për interes, i duheshin balerinë, as nuk pyeste si e ke familjen dhe ja thashë që ti nuk pyet njëherë. Me të tjerët dilte ai me Tanin jo, megjithatë jeta vazhdon”, tha Tani më herët.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



"Nuk dola nga shtëpia për tre muaj"

Adelina Ismaili: Më përgjonin ilegalisht

Historinë e saj e bëri këngë

Semi Jaupaj: Mund ta duash dikë e të ndahesh

Do t’ju garantojnë një look ‘chic’

Pesë kombinime me pantallona lëkure