MENU
klinika

“Luftë” klikimesh

Tayna i përgjigjet Noizy-t: Çfarë dreqin ke?

18.06.2022 - 11:27

Një ditë më parë, artistët më në zë të momentit sollën dy duete. Noizy dhe Loredana sollën “Heart Attack” në të njëjtën kohë me duetin që publikuan treshja Mozzik, Butrint Imeri dhe Tayna. Dy këngët, që janë “kokë më kokë” për numrin e klikimeve në Youtube, kanë futur në sherr artistët.

Ishte Noizy, i cili akuzoi artistët për blerje klikimesh, ndonëse nuk përmendi emra specifikë. Më pas, në një postim në Instagram, përmendi një emër, ku shkruante me ironi: “Ky është kingu që shpëton këngëtarët me klikime nga Pluto dhe Jupiter. Edhe UFO-t ja kanë me na njoft”.

Mirëpo, së fundmi ka ardhur një reagim nga Tayna dhe Mozzik, të cilët kanë publikuar këngët që janë “trending” në të gjithë botën, ku bashkëpunimi i tyre renditet në vendin e 14-të. “Ça dreqin keni?”, ka shkruar Tayna, që duket si një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj Noizy-t.

Sakaq, dhe Butrinti ka publikuar një video, ku shihet në makinë duke kënduar këngën e tyre të re. “Ça dreqin ki bre hahahah”shkruan këngëtari, koment i cili është parë gjithashtu si një thumb ndaj Noizy-t.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Po nëse nuk i paguajnë taksat?

Sa paguajnë këngëtarët në Kosovë?

Nga Beatrix Ramosaj te Ledri Vula

Kush janë vipat më të paguar gjatë verës?


Do t’ju garantojnë një look ‘chic’

Pesë kombinime me pantallona lëkure

Urimi i këngëtares për Pavarësinë e Shqipërisë

Rita Ora ndez skenën me ritmin e muzikës shqiptare!

“Ato s’kanë ndenjur në radhë për bukë“

Bleona Qereti refuzon të krahasohet me Dua Lipën dhe Rita Orën