MENU
klinika

Editoriali i The Washington Post

SHBA dhe Evropa duhet të dyfishojnë ndihmën për Ukrainën

17.06.2022 - 09:26

Të mbivlerësuara dhe me vetëbesim të tepruar, forcat e armatosura të Rusisë pësuan zhgënjim përballë rezistencës së ashpër pasi pushtuan Ukrainën më 24 shkurt.

Ata u tërhoqën nga Kievi dhe qytetet e tjera që prisnin të merrnin brenda pak ditësh.

Disa nga mbështetësit e Ukrainës bënë më pas gabimin e kundërt të triumfalizmit – ose kështu do të dukej nga ngjarjet më të fundit në atë vend. Fitorja për Ukrainën nuk është aspak afër një perspektive realiste afatshkurtër.

Presidenti rus Vladimir Putin ka riorganizuar dhe ngritur një ofensivë të përgjakshme, taktike primitive por efektive në rajonin lindor të Donbasit të Ukrainës. Artileria ruse po shkakton mijëra viktima luftarake mbi trupat e armatosura të Ukrainës dhe rusët janë afër pushtimit të Severodonetsk, një vend kyç për të kontrolluar Luhansk, një nga dy provincat përbërëse të Donbasit.

Me pushtimin tashmë gati katër muajsh dhe në një pikë kthese -Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj duhet të nxjerrin mësimet e duhura dhe të nxjerrin përfundimet e duhura.

E para është të merren seriozisht synimet dhe aftësitë e Rusisë. Putin ende e konsideron të gjithë Ukrainën si ruse, siç tregoi ai në një fjalim të 9 qershorit duke e krahasuar luftën e tij aktuale me fushatën e shekullit të 18-të të Pjetrit të Madh për të rimarrë territorin nga Perandoria Suedeze. Pavarësisht humbjeve të mëdha të njerëzve dhe materialeve që Putin ka pësuar tashmë, ushtria ruse ka një avantazh ndaj Ukrainës në armatimin e rëndë: avionë, tanke dhe artileri.

Në të njëjtën kohë, Rusia me të vërtetë është detyruar të shpenzojë burime të mëdha për hir të përfitimeve territoriale relativisht të kufizuara. Ajo mund të duhet të ndalojë ofensivën e saj nëse dhe kur të përfundojë lufta për Severodonetsk. Mbajtja e terrenit ka të ngjarë të kërkojë përballjen me një kryengritje. Sanksionet ekonomike duhet t’i mohojnë Rusisë aksesin në teknologjinë që i nevojitet për t’u riarmatosur.

Lajmi i mirë është se të paktën një pjesë e armatimit të nevojshëm është në rrugë e sipër.

Administrata Biden njoftoi të mërkurën një vlerë shtesë prej 1 miliard dollarësh, duke përfshirë artilerinë, municionet dhe sistemet e mbrojtjes bregdetare. Në një takim të më shumë se 50 vendeve në selinë e NATO-s në Bruksel atë ditë, pesë vende të tjera i premtuan Ukrainës sisteme armësh precize me rreze të gjatë veprimi. Gjermania, e cila ka qenë e ngadaltë në mbajtjen e premtimeve të saj, thotë se së shpejti do t’u dërgojë trupave ukrainase tre sisteme raketash

Sado e vështirë të jetë të kundërshtosh aftësitë ushtarake të Putin, sfida e vërtetë me të cilën përballet Perëndimi është të përshtatet me vendosmërinë e tij, pavarësisht nga pasojat e dhimbshme ekonomike të luftës. Në këtë front, gjërat janë më të ngatërruara: administrata Biden, Britania dhe anëtarët e NATO-s në Evropën Lindore po projektojnë vendosmëri, ndërsa udhëheqës të tjerë, si Presidenti Emmanuel Macron i Francës, aludojnë për një zgjidhje eventuale të negociuar.

Një luftë e bllokuar mund t’i japë Rusisë kohë për të konsoliduar përfitimet e saj territoriale – dhe për të nxitur ndarjen brenda radhëve perëndimore.

Përshpejtimi dhe zgjerimi i ndihmës ushtarake për Kievin është mënyra më e mirë për ta parandaluar këtë.

Burimi: The Washington Post

Përktheu dhe përshtati: Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Intervista e Ambasadorit të SHBA në Serbi për VOA

“Nuk e kuptoj se si dikush mund të jetë mbështetës i Rusisë”

Analiza e DW pas samitit të BE-së në Bruksel

“Mungesa e një udhëheqjeje të vendosur e trimëron Putinin”