MENU
klinika

Tenis

Tërhiqet një nga pretendentet e Wimbledon

19.06.2022 - 10:26

Tenistja japoneze Naomi Osaka, fitues e 4 grand slam në karrierë dhe ish-numri 1 në botë, nuk do të luajë në Wimbledon që nis pas një jave. Lajmin e konfirmoi vetë Osaka, që sqaroi edhe arsyen e tërheqjes.

“Dëmtimi në ‘Thembrën e Akilit’ nuk është rikuperuar ende, ndaj do të tërhiqem. Do të rishihemi herën tjetër”, tha Osaka në rrjetet sociale. “Pas stuhisë gjithnjë del dielli dhe kjo tregon se po përpiqem të mësoj sa më shpejt”, shtoi ajo.

Tenistja ka patur mjaft probleme kohët e fundit, mjaft prej të cilave edhe psikologjike, që nuk e kanë lejuar të japë më të mirën në fushë. Madje shpesh ajo është tërhequr nga turnetë, duke mos qenë e gatshme të përballojë presionin.

“Çdo natë, para se të fle, mendoj për njerëzit që dua më shumë dhe jam e lumtur që i kam pranë në jetën time”, përfundoi Osaka, që edhe vjet nuk ka luajtur në turneun londinez, të cilin nuk e ka fituar asnjëherë në karrierën e saj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Lojtarët bënë çdo gjë që kërkuam”

Humbja ndaj Ukrainës, Silvinjo: Ishte grupi më i keq

Zbret në Ligën C të Ligës së Kombeve

Shqipëria mposhtet nga Ukraina

Publikohen formacionet zyrtare të Shqipëri-Ukrainë

Silvinjo zgjedh Muçin titullar dhe lë jashtë një të paprekshëm

Atmosferë elektrizuese në rrugët e Tiranës

Tifozët e Shqipërisë bëhen gati për ndeshjen me Ukrainën