MENU
klinika

Njëri prej tyre dërgohet në spital

Transportohen me helikopter alpinistët e bllokuar në Valbonë

26.06.2022 - 20:03

Pas njoftimit të marrë, helikopteri tip EC 135 ka evakuuar nga maja e Zhaporres në zonën e Valbonës, në 2328 metra lartësi 4 alpinistët që ishin bllokuar në terrenin e thepisur.

Një prej alpinistëve ka një frakturë dhe po dërgohet për të marrë ndihmën shëndetësore.

Më herët u bë e ditur se të bllokuar kishte mbetur çifti i bashkëshortëve, të cilëve u erdhën në ndihmë 2 alpinistë të tjerë.