MENU
klinika

Nga Mero Baze

Tre ministra të Berishës në ambasadë, pa llogaritur Metën

09.06.2022 - 19:18

Nga Mero Baze

Ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim, ka mbledhur sot gjithë ish ministrat e jashtëm të Shqipërisë, në një ceremoni për të vlerësuar kontributin e diplomacisë shqiptare në marrëdhëniet me SHBA. Lajmi në të vërtet ishte diku tjetër. Në pritje ishin edhe tre ministra të jashtëm të Sali Berishës, të cilët janë sot mbështetës të lëvizjes antiamerikane të Berishës, pa llogaritur Ilir Metën, i cili ka ndryshe nga ata të tre që mbajnë iso, është vet një aktor i madh i kësaj lëvizjeje. Dy prej këtyre ministrave, janë aktorë të prishjes së parë të madhe të raporteve mes SHBA dhe Berishës në vitet 1996-1997.

Tritan Shehu ishte Ministër i Jashtëm në krizën e viteve 1996 1997 ndërsa Arian Starovës i mbeti në dorë kjo krizë gjatë qeverisjes së përbashkët të krizës nën qeverinë e Bashkim Finos. Aldo Bumçi nuk e mban mend as vet pse ka qenë dhe kur ka qenë, por mban mend që e ka emëruar Sali Berisha dhe i është ende mirënjohës,.

Ambasadorja Yuri Kim, është bërë protagoniste e një maratone përkujtimesh të raporteve shqiptaro amerikane në 100 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve dhe qëllimi i saj është të kujtoj ngjarjet që mbajnë të bashkuara të dy vendet.

Tre ish ministrat e jashtëm të Berishës, që në fakt janë sot njerëzit më të zemëruar me SHBA në Shqipëri, duhet ta kenë pasur të vështirë kur kanë marrë vendimin për të shkuar në pritje. Dilema nëse duhet të pyesnin apo jo Berishën, në këto raste dëshmon nivelin e përkushtimit dhe sakrificës që ata kanë për kauzën e Berishës.

Kjo dilemë i ka torturuar paksa, ndërsa vet Berisha po përpiqet përmes personazheve të njëjtë të organizojë dhe ai një përkujtimore “për vizitën e presidentit Bush në Shqipëri” në javën që vjen.

Ai e do atë aktivitet si karshillëk ndaj aktiviteteve të ambasadores, ku ajo nuk e fton. Madje për ta çuar deri në fund këmbnguljen e tij për një foto me ambasadoren, e ka ftuar dhe atë në “vakinë” e tij.

Ndaj shkuarja e tre ambasadorëve të tij, mbështetës të “Foltores” kundër SHBA, në çdo situatë normale, është një gjest rutinë, që nuk ja vlen as për lajm. Por në Republikën e Paranojave që ka krijuar Sali Berisha brenda opozitës, ku vigjilenca ndaj atyre që bashkëpunojnë me SHBA konsiderohet tradhti e lart, tre ministrat kanë bërë një akt guximi, që tregon se dhe ata njësoj si Berisha, thjesht duan që dikush ti përfill nga SHBA. Ilir Meta po ashtu e rrezatonte në fytyre këtë gëzim, ndërsa hyri i parë dhe gati ju hodh në qafë ambasadores Yuri Kim, ndaj të cilës ka bërë akuza paranojake deri për asgjësim në Malin me Gropa.

Dhe ndërsa ambasadorja filloi fjalën duke thëne se e quan veten “njeri me fat” që ka ardhur të shërbej në Shqipëri,  secili prej tyre nuk dinte ku të fshihte sytë dhe duart, duke menduar se “ai burri” po i shikon nga ekrani të lumtur para ambasadores dhe po turfullon. Pastaj e mendojnë se i tërbuar ka kapur celularin dhe i ka çuar  mesazh me sms Kaç Islamit, duke i kërkuar të replikoj me ambasadoren dhe ti thotë që “Ishte fat i Edi Ramës, jo i yti”. Ideja se “Ai” e quan këtë lëvizje të qëllimshme për ta izoluar dhe nga njerëzit e tij besnikë, është ankthi i tyre i vetëm, edhe pse ambasadores kjo është gjëja e fundit që mund ti shkojë në mendje.

E gjithë kjo skenë është një torturë e madhe për të tre ata që po linin Berishën në vetmin e tij dhe vet Berishën.  Do të ishte e tepërt të dyshonim, se ambasadorja Kim i kishte menduar gjithë ato mizaskena torturuese , të cilat nuk do të ishin të mundura, sikur të tre ish ministrat “besëprerë” do të pyesnin Berishën, para se të shkonin aty. Nëse do ta kishin pyetur, ne do kishim humbur sot atë skenë të sikletshme deri në torturë, me “tre ushtarë të Berishës në ambasadë, pa llogaritur Metën”.

Vrasja e Martin Canit pranë shkollës ‘Fan Noli’

Caktohet data e seancës gjyqësore ndaj autorit 14-vjeçar

Grabitja e miliona eurove në Rinas

GJKKO dënon me 18 vite burg Talo Çelën

“Martini ishte i mbushur me ëndrra dhe jetë, ja morën të dyja”

U vra me thikë në zemër, nëna e 14-vjeçarit mesazh në protestën për të birin