Komentet për Diego Armando Maradonën janë të shumta, por kur janë nga legjenda të tjera të futbollit, për më tepër kundërshtarë të tij në fushën e lojës, marrin vlera akoma më të mëdha. Ja tri nga thëniet për yllin e futbollit botëror, tashmë i ndarë nga jeta:
Ottavio Bianchi – “Në katër vjet nuk e kam dëgjuar një herë të mallkojë një shok skuadre. Ai kurrë nuk e peshoi talentin e tij, për ata që gabuan ai gjithmonë kishte një fjalë inkurajimi, kurrë një qortim.”
Ruud Gullit – “Ai ishte një lider, një futbollist i madh që dinte të fitonte i vetëm, siç bëri në Botëror. Kur shoh Messin mendoj se është një futbollist i madh, por mbrohet nga gjyqtarët, kamerat, rregullorja. Messi thjesht mund të driblojë, Diego duhej të hidhej më lart, jo thjesht të driblonte, sepse donin t’i thyenin këmbët.”
Paolo Maldini – “Maradona nuk ishte vetëm futbollisti më i madh, por edhe më i ndershmi. Ai ishte model i sjelljes së mirë në fushë. Ai i respektonte të gjithë, nga lojtarët kryesorë e deri te futbollistët ‘normalë’. Ai ishte gjithmonë i sulmuar nga faullet dhe kurrë nuk ankohej, ndryshe nga disa sulmues të sotëm.”