MENU
klinika

"Putin donte të dobësonte NATO-n, por..."

Turqia hoqi veton ndaj Finlandës dhe Suedisë/ Reagon ambasadorja Kim

28.06.2022 - 22:12

Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim ka reaguar pas vendimit të Turqisë për të lejuar anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO.

Diplomatja amerikane shkruan në Twitter se Presidenti Putin kërkoi që të dobësonte NATO-n, por e kundërta ndodhi.

Sipas saj, NATO është më e fortë dhe më e bashkuar kundër agresionit rus.

“Presidenti Putin donte që të dobësonte NATO-n me këtë luftë. Përkundrazi, NATO është më e fortë dhe më e bashkuar dhe tashmë është më afër zgjerimit” – shkruan Kim.

Turqia vendosi sot të mbështesë anëtarësimin në NATO të Finlandës dhe Suedisë. Këtë e ka konfirmuar edhe Presidenti finlandez Sauli Niinisto.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN