MENU
klinika

Parlamenti Evropian miraton raportin

Ukraina dhe Moldavia më pranë se kurrë statusit të vendit kandidat në BE

23.06.2022 - 12:32

Parlamenti Evropian ka miratuar me 529 pro, 45 kundër dhe 14 abstenim raportin në të cilin kërkon t’i jepet menjëherë statusi i vendit kandidat në BE për Ukrainën dhe Moldavinë.

Raporti tregon gjithashtu vullnetin e Dhomës për t’i dhënë status Gjeorgjisë, pasi të jenë përfunduar reformat e nevojshme.

Deputetët pohojnë se “në kontekstin e luftës brutale ruse të agresionit kundër Ukrainës, kjo zgjedhje do të tregonte lidership, vendosmëri dhe largpamësi”, por theksojnë “se nuk ka procedurë të përshpejtuar për anëtarësimin në BE” dhe se kjo mbetet “një strukturuar e bazuar në meritë.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mitsotakis: Viti 2033 duhet të jetë një moment historik!

Greqia i vendos afate BE për Ballkanin Perëndimor