MENU
klinika

Liga e Kombeve

Ukraina nuk dorëzohet, merr kreun e grupit

11.06.2022 - 19:22

Pas ditë nga mos arritja e objektivit për në Botëror, teksa u mposht në ndeshjen e fundit të play-off nga Uellsi, Ukraina nuk dorëzohet dhe mori sot fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kombeve.

Ukraina fitoi sot 3-0 ndaj Armenisë në sfidën e zhvilluar në Poloni. Verdheblutë, edhe pse me shumë lojtarë që nuk kishin qenë në aktivitet që kur shpërtheu lufta në Ukrainë, ia dolën të siguronin këtë fitore që i ngjit në vendin e dytë në Grupin 1 të Ligës B.

Të gjithë golat për skuadrën ukrainase erdhën në pjesën e dytë të sfidës, kur me radhë Malynovski, Karavaev dhe Mykolenko shënuan brenda 23 minutash për të siguruar fitoren 3-0 dhe pikët e plota pas dy takimeve për këtë përfaqësuese.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Irlanda po fiton 3-0 ndaj Skocisë. Situata është e tillë në grup, kryeson Ukraina me 6 pikë të plota dhe 3 ekipet e tjera ndajnë nga 3 pikë secili.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN