MENU
klinika

"S’kthehemi më, do shkojmë të vdesim"

Ukraina përgjon telefonatën prekëse të ushtarit rus me të ëmën

11.06.2022 - 19:12

Drejtoria kryesore e Inteligjencës e Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës ka deklaruar përmes një njoftimi në Telegram se ushtarët rusë i kanë humbur tashmë shpresat për të dalë të gjallë nga lufta.

Sipas Ukrinform, ky raport vjen pasi një pjesëtar i forcave të armatosura të Rusisë, është përgjuar duke folur në telefon me nënën e tij dhe duke i treguar për shanset e pakta që kanë për mbijetesë.

“Po na dërgojnë të luftojmë. Jemi 20 veta. Nuk ka asnjë ndryshim nëse je i pari apo i dyti. Ne do të shkojmë atje për të vdekur. Aty është një batalion dhe ne jemi vetëm 20. Të gjithë jemi pajtuar me faktin që nëse shkojmë atje, nuk kthehemi më”- dëgjohet të thotë ai.

Në fund, ushtari rus thotë se po mendon të arratiset, teksa shprehet se një ditë do të dalë në dritë çdo gjë që ata bënë në Ukrainë.

Inteligjenca ukrainase më herët përgjoi një telefonatë midis pushtuesve rusë, në të cilën ata po shpikin mënyra të reja për t’iu shmangur pjesëmarrjes në luftën në Ukrainë.