MENU
klinika

Nis më 29 gusht

US Open merr vendimin për tenistët rusë e bjellorusë

15.06.2022 - 10:48

Organizatorët e grand slam të US Open në tenis (nis më 29 gusht), kanë konfirmuar sot se të gjithë tenistët që vijnë nga Rusia e Bjellorusia mund të luajnë në këtë turne. I vetmi grand slam që i përjashtoi tenistët e këtyre dy vendeve është Wimbledon, që nis pas dy javësh.

Pas vendimit që mori turneu londinez, u vendos nga ATP (meshkujt) dhe WTA (femrat) që për pjesëmarrësit të mos jepen pikë. Ndërkohë që, US Open vendosi t’u hapë dyert të gjithë tenistëve, pavarësisht luftës që Rusia ka nisur në Ukrainë prej më shumë se 3 muajsh.

Kështu, në US Open mund të rikthehet të luajë kampioni në fuqi, rusi Daniil Medvedev, aktualisht numri 1 në botë. Do të luajnë gjithashtu edhe Andrey Rublev, Karen Khachanov, Aryna Sabalenka, Victoria Azarenka, Daria Kasaktina etj.

“Secila federatë merr vendimet në bazë të rrethanave të ndryshme, pa u ndikuar nga organizatat e tjera. Ne, duke u bazuar në situatën tonë, vendosëm të lejojmë të gjithë tenistët të marrin pjesë. Tenistët rusë e bjellorusë do të garojnë si neutralë”, thanë organizatorët e US Open.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Lojtarët bënë çdo gjë që kërkuam”

Humbja ndaj Ukrainës, Silvinjo: Ishte grupi më i keq

Zbret në Ligën C të Ligës së Kombeve

Shqipëria mposhtet nga Ukraina

Publikohen formacionet zyrtare të Shqipëri-Ukrainë

Silvinjo zgjedh Muçin titullar dhe lë jashtë një të paprekshëm

Atmosferë elektrizuese në rrugët e Tiranës

Tifozët e Shqipërisë bëhen gati për ndeshjen me Ukrainën