“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti:Ushqyerja me gji parandalon goditjen në tru?
Mjeku: Hulumtuesit shkencorë nga Britania dhe Kina analizuan të dhënat e më shumë se 280 mijë nënave nga Kina.
Pasi përjashtuan faktorët e tjerë të rrezikut, si duhanpirjen, tensionin e lartë të gjakut dhe aktivitetin fizik, ata zbuluan se nënat që ushqejnë foshnjat e tyre me gji janë 9% më pak të rrezikuara nga sëmundjet e zemrës dhe 8% nga goditjet në tru, krahasuar me ato që nuk i ushqejnë asnjëherë fëmijët me gji. Sa më gjatë t’i ushqejnë fëmijët, aq më shumë ulet rreziku i sëmundjeve kardiovaskulare tek femrat.
Për çdo 6 muaj që nënat ushqejnë fëmijët me gji, ulet rreziku me 4% për sëmundjet e zemrës dhe 3% për goditjen në tru. Tek nënat që i ushqejnë foshnjat e tyre për gati 2 vjet, rreziku i sëmundjeve të zemrës është 18% më i vogël dhe i goditjes në tru është 17%, krahasuar me ato që nuk i ushqejnë fare.
Hulumtuesja shkencore Sanne Peters, nga Universiteti i Oksfordit, thotë se përfitimet e ushqyerjes me gji mund të shpjegohen me ndryshimet e metabolizmit pas lindjes së bebes.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.