MENU
klinika

Fat i keq në Lojërat Mesdhetare

Veli rezulton pozitiv me Covid, humb shansin për medalje

27.06.2022 - 18:03

Një lajm jo i mirë ka ardhur për Shqipërinë në Lojërat Mesdhetare, ku Evagjelia Veli nuk do të marrë pjesë për shkak se është infektuar me Covid-19.

Lajmin e ka bërë me dije vetë Veli me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku shkruan se nuk mund të jetë dot pjesë e “Oran 2022”. Veli ishte kandidate për medalje, sepse së fundmi u shpall dhe kampione Europë në fuqi, me sytë e gjithë shqiptarëve që ishin drejt saj.

Tani për fatin e keq ajo e humb këtë garë pasi do të duhet të qëndrojë e izoluar. Keqardhja vjen në një moment në kulmin e karrierës së saj. Tashmë shpresat për medalje në peshëngritje mbeten nga Erkand Qerimaj, pasi Briken Calja është i dëmtuar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN