Teksa Kryeministri mori pjesë kësaj të shtune, bashkë me kancelarin e Austrisë, Karl Nehammer në Forumin Europian Wachau, me temë “Ruajtja e së ardhmes së Europës dhe zgjerimi i BE’së”, nuk munguan as batutat, për një çështje delikate…
Në fjalimin e mbajtur, pa harruar kritikat BE-së, që nuk po bën përpara në raport me shtetet e Ballkanit, Rama nuk u kursye për të rrëfyer shkurtimisht mbi ballkanasit…
Ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen, ishte beteja për të “vërtetat historike” rreth lashtësisë së popujve ballkanas. Rama, në këtë aspekt, përmendi garën ndërmjet shqiptarëve dhe grekëve, se kush është më i moçmi në Gadishull.
“Në Ballkan, ne të gjithë kemi në mendje… se jemi më të vjetrit. Ne shqiptarët, mendojmë se jemi më të vjetrit, ata që erdhën pas majmuneve në evolucionin e Darvinit.
Po t’i pyesësh serbët, nuk të lënë hapësirë… Lëre me grekët, që mendojnë se vetë majmunët, erdhën pas grekëve.
Le të shkojmë te turqit, ata mund të nisin një zënkë të madhe, nëse është kafe turke, apo kafe greke. Një kafe mjaft e fortë, që më mirë mos ta provoni. Kështu edhe maqedonoveriorët e bullgarët, po e njëjta gjë” – ka qenë mesazhi i Kryeminsitrit shqiptar.