MENU
klinika

Ka një thirrje për BE

Votimi për heqjen e vetos bullgare, reagon Rama

24.06.2022 - 14:09

Menjëherë sapo Parlamenti i Bullgarisë miratoi një rezolutë që i hap rrugë Maqedonisë së Veriut në BE, për rrjedhojë edhe Shqipërisë, ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama.

Me anë të një postimi në twttiter, Rama thotë se lajmin e mori një telefonatë e liderit të opozitës bullgare, Boyko Borisso. Kryeministri Shqiptar i bën thirrje BE që tani të veprojë sa më shpejt.

“Sapo mora një telefonatë nga Boyko Borissov. Nuk mund ta falënderoja sa duhet për mendimin e tij të mirë, por mund ta falënderoja për rolin e tij përcaktues në heqjen e VETO-s në parlament! Mik i vërtetë, lider i vërtetë. Partia e tij GERB dhe të tjerët shpëtoi fytyrën e Bullgarisë dhe BE-së! Tani BE duhet të veprojë shpejt”, shkruan kryeministri Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Hapet “drita jeshile” për Shqipërinë

Bullgaria miraton propozimin “francez” për RMV