MENU
klinika

Si u mor në banesë dhe u hodh në rezervuar

Vrasja e 27-vjeçarit, bashkëpunëtori “fundos” shokët

21.06.2022 - 12:57

Tre të arrestuarit për vrasjen dhe fshehjen e kufomës së Martin Çeços, ngjarje e ndodhur fundjavën e shkuar në Korçë, u njohën me masën e sigurisë në Gjykatën e Shkallës së Parë.

Blenti Angjo dhe kushërinjtë Valter e Edlir Mollaj do të mbeten prapa hekurave deri në përfundim të hetimeve për vrasjen e 27- vjeçarit në Maliq. Ata akuzohen për vrasje me paramendim, e kryer në bashkëpunim. Gjatë seancës, tre të akuzuarit kanë preferuar të heshtin, duke mos thënë asgjë para togave të zeza.

DËSHMIA

Avokati mbrojtës i Bledi Angjos, Lorik Zeqo, ka deklaruar se autor i krimit është Valter Mollaj, i cili ka qenë i lidhur me një vajzë, që dyshohet të jetë bërë shkak për krimin e rëndë. Avokati ka deklaruar se Angjo ka deklaruar në Polici se si u krye krimi, por ndryshe nga deklarata fillestare në seancë ai ka qëndruar i heshtur.

“Nga deklarimet e Blerti Angjo, pretendohet se ekzekutori është Valter Mollaj, edhe nga Prokuroria pretendohet për të njëjtin person. Të tjerët thjesht shoqërues, le të themi ndihmës. Pretendohet se Valter Mollaj e ka kërcënuar viktimën. Nuk është shprehur pendesë në seancë, pasi askush nuk e pranon se është autori”, tha avokati Zeqo.

“Ai ka bashkëpunuar me organet e hetimit duke treguar që të tre të arrestuarit kanë qenë së bashku në mjet kur e kanë marrë nga banesa viktimën dhe më pas e kanë çuar drejt rezervuarit ku e kanë mbytur dhe e kanë hedhur në ujë”, ka deklaruar ai.

Sipas avokatit, ekzekutori i 27-vjeçarit është Valter Mollaj, ndërsa dy të tjerët janë bashkëpunëtorë dhe ndihmës në krim.

Vajza, sipas të dhënave, ka pasur lidhje me Valter Mollajn dhe i ka treguar këtij të fundit që kishte komunikim edhe me Martin Çeçon.

Gjatë seancës të tre kanë mbajtur qëndrim mohues duke mos pranuar krimin. Madje, edhe vetë Bleti Angjo, i cili bashkëpunoi me Policinë, ka heshtur.

“ISHTE I SHQETËSUAR”

Kunati i Bleti Angjos deklaroi para Gjykatës së Korçës se ai ishte i shqetësuar pas ngjarjes. Nikolla Tollkuçi thotë se kishte takuar kunatin e tij më 14 qershor, një ditë ose dy ditë pasi besohet të ketë ndodhur krimi.

“E mohoj kategorikisht që Bleti të ketë vrarë Martinin, ai punonte si çoban për Valter Mollajn, autori tjetër i dyshuar i vrasjes. Nuk ka mundësi që ai vetë të ketë shkuar nga Marjani në Kolanec më këmbë, vetëm po ta ketë marrë Valteri me makinë, ai nuk kishte lidhje me atë vajzë, për të cilën flitet që të jetë shkaku i vrasjes. Ai kishte vetëm një telefon celular që ia kam blerë unë, edhe numrin e telefonit e ka në emrin tim.

Ka 45 ditë që kunatin e kam çuar në Marjanë te Valter Mollaj (tjetër autor i dyshuar), dëgjova nga mediat për këtë krim që është bërë, por që të jetë i implikuar kunati im, veç nëse e kanë marrë ata me makinë. Ai merrej gjithmonë me bagëti. Valteri disponon një makinë me karroceri.

Në datën 14, unë kisha në shtëpi me Valterin, ndërkohë që ishte me ne dhe nuk na tha asnjë gjë, kur doli më media që krimi ishte kryer në datën 12-13. Shumë gjakftohtë nuk ishte, vetëm 5 minuta qëndroi.

Ne nuk na vajti në mendje për këtë punë, vetëm në media u njoftuam, mbetëm të habitur. Kur komunikuam herën e fundit me kunatin, nuk ishte i qetë”, tha ai.

GJENDET LITARI

Ndërkohë që vijojnë hetimet për vrasjen e të riut, në mjetin e Valter Mollajt është zbuluar një litar, me të cilin dyshohet të jetë mbytur 27—vjeçari dhe më pas është hedhur në rezervuar me qëllim për të fshehur gjurmët. Valter Mollaj dyshohet edhe si personi që ka mbytur Martin Çeçon. Ai ka pretenduar se litarët janë pjesë e fermës dhe se nuk kanë lidhje me krimin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


E mbytën dhe e hodhën në rezervuar

Tre autorët e vrasjes së 26-vjeçarit lihen në burg

U denoncua i zhdukur nga familjarët

Gjendet i pajetë trupi i të riut në rezervuar