MENU
klinika

"S’japim të dhëna..."

Vrasja e Naim Bajrit/ Flasin drejtuesit e policisë së Shkodrës

05.06.2022 - 10:57

Drejtuesit e policisë së Shkodrës teksa kanë dhënë detaje mbi grabitjen e një prej bankave të nivelit të dytë të disa ditëve më parë, janë pyetur edhe mbi vrasjen e bujshme të Naim Bajrit të ndodhur 3 ditë më parë.

Deri më tani nuk ka asnjë person të arrestuar për këtë vrasje, ndërsa vetë drejtuesit e policisë së Shkodrës kanë theksuar se nuk mund të japin asnjë të dhënë pasi ato i përkasin sekretit hetimor.
“Janë mbledhur grupet hetimore dhe vazhdon puna. Detaje më tepër që lidhen me sekretin hetimor nuk mund të shprehem. Ka grupe të dedikuara hetimore të përbëra nga specialistët më të mirë të policisë”, tha drejtuesi i policisë.

Naim Bajri, 68 vjeç u ekzekutua me armë zjarri teksa po konsumonte kafenë e mëngjesit 3 ditë më parë në qytetin e Shkodrës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


68-vjeçari është xhaxhai i Behar dhe Enver Bajrit

Kush është Naim Bajri që u ekzekutua sot në Shkodër

Ekzekutimet që tronditën Shkodrën gjatë 20 viteve të fundit

Rikthehen vrasjet në “Palermon e Shqipërisë”


Për disa orë të bllokuar tek “Shpella e Pëllumbasit”

Policia shpëtohen 5 turistë britanikë

Përfundon në tetor në të gjithë vendin

Dezinsektimi i mushkonjave nis nga Shkodra

Falsifikuan çeqe me vlerë 1 milionë dollarë

Arrestohen 2 italianë në Han të Hotit