07.06.2022 - 13:59
Një sherr për varkat e peshkimit i ka kushtuar jetën 43-vjecarit Kledi Koka në Sarandë. Gjatë një konflikti në shëtitoren e Sarandës, autori i identifikuar si Jorgo Golemaj e goditi me mjet prerës në kurriz duke i shkaktuar plagë të rënda.
Për pasojë, ka ndërruar jetë peshkatari Kledi Koka. Brenda një kohe të shkurtër, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë bërë të mundur arrestimin e Jorgo Golemaj.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar mjeti prerës (thika), me të cilën dyshohet se Golemaj ka qëlluar Kokën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.